Aktualitet

Vetingu në polici, Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu del i pastër nga AIDSSH

16 Gusht 2019, 07:00 Nga DOSJA
Vetingu në polici, Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu del i

TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu ka dalë i pastër nga AIDSSH, sipas përgjigjes së që Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit i ka kthyer komisionit të Vettingut për Policinë e Shtetit.

Në fakt në dokumente shihen vetëm inicialet por njëri prej emrave është i kuptueshëm.

I pari që është marrë në shqyrtim për ndonjë lidhje të mundshme me ish-Sigurimin e Shtetit është oficeri i lartë me inicialet A.V.

Pikërisht këto iniciale përkojnë me ermin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, që është numri 1 i uniformave blu. Për të si dhe për 8 oficerë të tjerë në vendimin numër 132, AIDSSH ka kthyer përgjigje se: “Nuk figurojnë të ketë materiale në emër të tyre”, pra ata janë të pastër.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu i paster vetingu në polici ardi veliu i paster vetingu në polici

Sondazh

Poll