Aktualitet

Lirohen rreth 2800 m2 plazh në Shëngjin, procedohen penalisht 7 persona

16 Gusht 2019, 07:40 Nga DOSJA
Lirohen rreth 2800 m2 plazh në Shëngjin, procedohen penalisht 7

LEZHË– Vijon operacioni “Plazhi i lirë”. Mësohet se ditën e sotme janë liruar në plazhin e Shëngjinit 2800 m2 tokë të zaptuar në mënyrë të paligjshme. Sipas burimeve zyrtare, toka ishte zaptuar nga 7 subjekte të ndryshme.

Gjithashtu janë sekuestruar  542 shezlongë dhe 271 çadra të vendosura në mënyrë të paligjshme, në hapësirat publike.

Policia ka proceduar në gjendje të lirë edhe 7 pronarët e subjekteve që kishin zaptuar tokën e plazhit, konkretisht shtetasit G.F., F.K, M.N., E.Ll., Gj.J., E.C. dhe P.Z. për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave”.

Njoftimi i policisë, Shëngjin, Lezhë

Vijon operacioni “Plazh i lirë”

Lirohen rreth 2800 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme.

Sekuestrohen 542 shezlongë dhe 271 çadra të vendosura në mënyrë të paligjshme, në hapësirat publike.

Procedohen 7 përfaqësues ligjor subjektesh për veprat penale ” Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave”.

Gjithashtu, janë referuar materiale hetimore shtesë për shtetasin A.N. me detyrë ish – Drejtor i Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë Lezhë, i proceduar dhe më parë, pasi ka lejuar këto subjekte të ushtronin aktivitetet në mënyrë të kundërligjshme.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore”, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Lezhë në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, kanë ushtruar kontrolle në subjekte që ushtrojnë aktivitet biznesi, në zonën e bregdetit në plazh në Kune, Shëngjin.

Si rezultat, janë konstatuar 7 subjekte që ushtronin aktivitet të kundërligjshëm në shfrytëzimin e hapësirës publike (rërës), pa paguar detyrimet financiare, si dhe pa u pajisur me kontratë qiraje për përdorim nga Bashkia Lezhë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, janë proceduar penalisht shtetasit G.F., F.K, M.N., E.Ll., Gj.J., E.C. dhe P.Z. për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave”.

Operacioni po vijon çdo ditë, me shtrirje në të gjithë zonat bregdetare, në territorin e Qarkut Lezhë.

Vijon aksioni anti-informalitetit në vend. Disa ditë  më parë u shpall në kërkim Paulin Gega, pronari i “Gega Oil” pasi akuzohet për pastrim parash dhe evazion fiskal.  Po kështu Drejtoria e Tatimeve i vuri shiritin një nga bizneset më të mëdha në vend, “Taivanit” për mungesë të kuponit tatimor. Për këtë arsye u gjobit edhe hotel “Rogneri”. Zv/kryeministri Erion Braçe deklaroi se ky aksion nuk do të njohë as të fortë dhe pushtetshëm dhe se askujt nuk do u hapet telefoni por do të zbatohet ligji.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lirohen 2800 m2 ne shengjin plazh i lire procedohen 7 persona shengjin lirohen 2800 m2 ne shengjin plazh i lire procedohen 7 persona shengjin

Sondazh

Poll