Aktualitet

Rrahën spanjollët se s’pëlqyen shërbimin, kushërinjtë e Koço Kokëdhimës janë autorët e sulmit në Porto Palermo (DE

16 Gusht 2019, 09:38 Nga DOSJA
Rrahën spanjollët se s’pëlqyen shërbimin,

VLORË– Detaje të reja janë zbuluar lidhur me sherrin, ku disa turistë spanjollë në Porto Palermo u rrahën nga pronarët e lokalit pasi nuk u kishte pëlqyer shërbimi.

Por burime të gazetës TemA nga policia bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Porto Palermo, në restorantin me emrin “Panorama”. Gjithashtu “Tema” mëson se restoranti është në pronësi të kushërinjve të Koço Kokëdhimës. Njëri prej pronarëve mësohet se quhet Mihal Kokëdhima.

Mësohet se ministri i Turizmit Blendi Klosi është nisur me urgjencë drejt Vlorës për të inspektuar nga afër ngjarjen e ndodhur. Ndërkohë Policia e Vlorës ende nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me ngjarjen. 

Një ditë më parë një grup turistësh spanjollë u rrahën nga pronarët e lokalit pasi ishin ankuar për shërbimin, pasi sipas tyre nuk ishte në lartësinë duhur. Ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje, por janë sulmuar. Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, mësohet se ata janë sulmuar dhe me armë të ftohta.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet koço kokëdhima mihal kokedhima koço kokëdhima mihal kokedhima

Sondazh

Poll