Sport

ZYRTARE/ De Zerbi, trajneri i ri te Brighton, do të prezantohet të martën, pas ceremonisë së Mbretëreshës Elizabeth II

“Ai ka demonstruar aftësitë të padyshimta me punën e tij në Itali dhe Ukrainë, ajo që ka arritur te Sassuolo bie në sy”

19 Shtator 2022, 07:01 Nga DOSJA

ZYRTARE/ De Zerbi, trajneri i ri te Brighton, do të prezantohet të

ANGLI - Në shënimin me të cilin Brighton ka zyrtarizuar Roberto De Zerbit në krye të stolit të saj, klubi anglez bën të ditur, se prezantimi i trajnerit të ri të ‘Pulëbardhave’ do të bëhet vetëm ditën e martë. Arsyeja është ceremonia mortore e Mbretëreshës Elizabeth II, ngjarje të cilës klubi anglez do t'i bëjë respekt, duke vonuar konferencën për shtyp para mediave.

De Zerbi zë vendin e Graham Potter, i cili u transferua te Chelsea. Trajneri Italian ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me klubin anglez. Para se të pranonte aventurën e re te Brighton, De Zerbi kishte refuzuar stolin e Bolonjës në shenjë respekti për Sinisha Mihajlovic, të shkarkuar nga klubi emilian.

David Weir, drejtor te Brighton, komentoi caktimin e Roberto De Zerbit në krye të stolin anglez: “Ai ka demonstruar aftësitë të padyshimta me punën e tij në Itali dhe Ukrainë, ajo që ka arritur te Sassuolo bie në sy. Dhe edhe në një afat të shkurtër në Shakhtar, para fillimit të luftës, ai po shijonte sukses të mëtejshëm. Jemi të lumtur që e mirëpresim, mezi presim ta prezantojmë në skuadër, do t'i ofrojmë të gjithë mbështetjen që i nevojitet për të futur filozofinë dhe për të ndihmuar lojtarët të vazhdojnë në fillimin e shkëlqyer të sezonit”.

ZYRTARE/ De Zerbi, trajneri i ri te Brighton, do të prezantohet të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll