Aktualitet

Aventura e çmendur e të rinjve në Kukës! Hidhen nga ura e lartë mbi Drinin e Zi dhe filmojnë gjithçka

16 Gusht 2019, 06:01 Nga DOSJA
Aventura e çmendur e të rinjve në Kukës! Hidhen nga ura e

KUKËS– Të rinjtë në qytetin e Kukësit kanë ndërmarrë një nismë mjaft të rrezikshme për jetën e tyre. Dosja.al ka siguruar një video ku shihen disa të rinj të cilët hidhen nga ura në Kukës mbi Drinin e Zi, në lumë.

Ata hedhin si fillim një dërrasë, si për tu treguar shokëve të tyre vendin ku do bien fiks dhe më pas zhyten vetë në lumë. Kjo gjë mund të përfundojë në mënyrë fatale.

Gjithashtu mësohet se punëtorët e rrugës së Kombit shohin gjithçka por nuk ndërhyjnë aspak.

Ura e Kukësit në Drinin e Zi, është e vetmja që lidh qytetin e Kukësit me pjesën tjetër të Shqipërisë më në jug dhe perëndim. Ajo u ndërtua në vitin 1974, pas përmbytjes së Kukësit të vjetër.

(f.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet drini i zi kukes te rinjte ne kukes hidhen nga ura ura e kuesit drini i zi kukes te rinjte ne kukes hidhen nga ura ura e kuesit

Sondazh

Poll