Politike

Pyetja e gazetarit për deputetin e PS, Rama: Laje gojën kur përmend Erion Braçen!

Gjatë konferencës për mediat, Rama i tha gazetarit të 'News24', se duhet të lajë gojën para se të përmendë emrin e Braçes.

17 Shtator 2022, 12:02 Nga A.B
Pyetja e gazetarit për deputetin e PS, Rama: Laje gojën kur
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u tregua shumë i rreptë ditën e sotme kur u pyet për largimin e nxënësve nga vendi, cituar nga një deklaratë e deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe. Gjatë konferencës për mediat, Rama i tha gazetarit të 'News24', se duhet të lajë gojën para se të përmendë emrin e Braçes. Kjo, sipas Ramës, shkon për të gjithë ata që e përmendin deputetin. 

Gazetari Osman Stafa: Sekuestrimi i anijes me tonelata naftë, a ju kanë njoftuar se cilat kompani shqiptare ka qënë porositësja? Kush mban përgjegjësi për thyerjen e embargos. Numri i pakët i nxënësve në vend, a mbani përgjegjësi për këtë situatë, që i keni lënë një mundësi, ikjen. Braçe ka deklaruar se e vetmja mundësi është largimi, ai kërkoi zgjidhje nga qeveria shqiptare. 

Rama: Ka një shprehje në shqip që duhet të lash gojën kur përmend dikë, lajeni gojën kur përmendni Erion Bracen. Higjena e gjuhës është një problem shumë i madh. Tani, së pari nëse më pyesni ç'mendoj unë për Shqipërinë sot, mendoj se nuk ka krahasim me Shqipërinë e viteve më parë. 

Unë jam krenar për atë që kemi bërë, duan apo s'duan ata që Shqipërinë e duan vetëm për vete e kur nuk e kanë vetë nuk lënë gjë pa bërë. Unë nuk merrem me anije, çështja i takon organeve të drejtësisë, sikur dhe media të bvëjë detyrën e vet dhe të mos përdorë fuqin e saj për të vënë gjoba për autoritetet shtetëore do të ishte një kontribut për ta bërë Shqipërinë dhe më të mirë për të rinjtë. 

edi rama

Sondazh

Poll