Politike

Rama u gjen zgjidhjen të rinjve: Me 20 mijë paund mund të ndërtoni agroturizëm në Has ose Kukës

Kryeministri Edi Rama sygjeroi se 20 mijë paundë që harxhojnë për të shkuar në Angli, do ishte më mirë që të rinjtë t'i investonin në agroturizëm në Kukës apo Has.

17 Shtator 2022, 11:46 Nga A.B
Rama u gjen zgjidhjen të rinjve: Me 20 mijë paund mund të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ofroi një zgjidhje për të gjithë të rinjtë që duan të shkojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar. Gjatë konferencës për mediat, Rama tha se 20 mijë paundë që harxhojnë për të shkuar në Angli, do ishte më mirë t'i investonin në agroturizëm në Kukës apo Has. Sipas tij, në këtë mënyrë ata do të ngrejnë bizneset e tyre në Shqipëri e nuk kanë pse rrezikojnë jetën duke kaluar në mënyrë ilegale në Mbretërinë e Bashkuar.

'Dua t'ju them se Shqipëria nuk ofron kushtet e Gjermanisë dhe MB, por ofrojmë mundësi pëer atë që duam që përmes punës të bëjmë atë që duam. Të harxhosh 20 mijë paund që të paguash trafikantë, ndërkohë që në vendin tonë të ndërtosh një agroturizëm në Has a Kukës, te ferma e gjyshit.'- tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll