Politike

Rama flet për krizën energjetike: Në Zvicër dënohesh me burg, ne s'duam të kemi kufizime

Në konferencën për mediat, Rama mori shembullin e Kosovës e cila e ka vendosur fashën e 800 kw para nesh.

17 Shtator 2022, 11:38 Nga A.B
Rama flet për krizën energjetike: Në Zvicër dënohesh me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh ditën e sotme se Shqipëria nuk do të vendosë kufizime për sa i përket energjisë elektrike. Në konferencën për mediat, Rama mori shembullin e Kosovës e cila e ka vendosur fashën e 800 kw para nesh. Ndërsa më tej, nuk la pa theksuar se në Zvicër, qytetarët bëjnë burg nëse rrisin ngrohjen mbi 19 gradë.

'Nuk jemi në një situatë lufte civile me armë por me gojë, është e rëndë. Unë nuk kam as një rrugë tjetër vecse të bëj përpjekjen time që të mos kontribuoj në këtë tymajë. I referohem të vërtetave, janë mbi 1 mln familje që konsumojnë mbi 900 kë në orë, kur është shumë nxehtë ky 40 mijsh shkon në 60 mijë. Nuk ka nevojë që të mbeten peng i atyre që dëgjojnë, të marrin faturën në shtëpi e të shikojnë se sa konsumojnë.  800 plus është vendosur në një llogjikë. Në këtë plotësohen të gjitha nevojat bazë, ne kemi vendosur 2 gjëra, koha do e tyregojë nëse është ambicie e madhe apo çmenduri, të cilën mund ta paguajmë shumë shtrenjtë. 

Duam të moskufizojmë energjinë elektrike. Për një pjesë të familjeve që konsumojnë më shumë se 800 kw, se kanë më shumë se 1 palë elektroshtëpiake, se kanë më shumë se për të ngrohur mjedisin ku rrinë apo për të ndricuar dhomat.  Sot Gjermania po bën gjëra që nëse ne do t'i artikulonim nuk e di se se çfarë do përballeshim. Në Zvicër, 3 vjet burg për ato që rrisin ngrohjen mbi 19 gradë, në një vend që pikëpamja financiare është maja e botës. Jetojmë në një kohë tejet të vështirë. Kosova e ka vendosur para nesh, ne presim kursimin, kështu këto familje do të kursejnë, janë 4% e të tërës, që shpenzojnë afro 20% e të tërës.'- u shpreh Rama.

edi rama

Sondazh

Poll