Politike

Atentatet në Shqipëri, Rama: Kemi pasur probleme, sidomos në gusht! E kemi përgjysmuar numrin e vrasjeve

Rama shtoi se Qeveria ka mundur që të përgjysmojë numrin e vrasjeve

17 Shtator 2022, 11:22 Nga A.B
Atentatet në Shqipëri, Rama: Kemi pasur probleme, sidomos në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama pranoi se muaji gusht ishte shumë i rëndë për sa i përket bilancit të personave të vrarë. Kjo u dha si përgjigje nga ana e tij, pas pyetjes që iu bë në rrjetet sociale nga një person. Rama shtoi se Qeveria ka mundur që të përgjysmojë numrin e vrasjeve, i cili në vitin 2012 ishte në shifra shumë të larta.

Pyetje: A do ketë qetësi publike 24 orë që të mos kemi humbje jetësh?

Rama: Ne nuk kemi humbje jetësh cdo 24 orë, kemi pasur probleme me rendin me disa vrasje, sidomos në muajin gusht. Ka pasur një kohë kur në vend vriteshin në vit çdo 100 persona në vit, në 2012 janë vrarë 112 persona, ne e kemi ulur me përgjysmim numrin e vrasjeve në vit, ne jemi me numrin e vrasjeve më të ulët. Nuk dua të them se vrasjet duhet ti marrim si pjesë të jetës, nuk ka vend ku të mos ketë vrasje, patjetër që do përmirësojme statistikat. Jemi në mesataren e kontinentit europian për sa i përket vrasjeve. Kemi qënë në fundin e pusit, jemi më mirë, por synojmë dhe më mirë. Shqipëria është një vend më  i sigurtë se asnjë herë më parë, këtë e tregojnë faktet. 

edi rama

Sondazh

Poll