Politike

Berisha e akuzoi për mbylljen e dosjes së Bashës, Rama: Ku hy unë këtu? Do habiteni për çështje të tjera

Rama paralajmëroi se në ditët në vijim do të bëhen publike çështje të tjera të cilat do t'i habisin njerëzit.

17 Shtator 2022, 11:28 Nga A.B
Berisha e akuzoi për mbylljen e dosjes së Bashës, Rama: Ku hy
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama i konsideron të tmerrshme faktin se si ish-Kryeministri Sali Berisha mund të merret si pikë referimi apo pikë informacioni nga mediat. Duke iu referuar akuzave të Berishës se ka mbyllur çështjen e financimit rus të PD, Rama paralajmëroi se në ditët në vijim do të bëhen publike çështje të tjera të cilat do t'i habisin njerëzit.

Pyetja: Sa gisht keni ju pasi gjatë ditësve të fundit, Berisha ju ka akuzuar ju se e keni mbyllur këtë cështje

Rama: Ai që ju quani kryetar i PD është turpi në gojën e kujdo që e sjell si pikë referimi. Nuk është turpi i askujt tjetër përvec se i kujdo tjetër që verbërisht e ndjekin, që sjell si pikë referimi këto informacione. Eshtë monumenti i gënjeshtrave, shpifjeve dhe akuzave. është përulësi i llumit moral, njerëzor në jetën shqiptare, në historinë e Shqipërisë. Që kur Shqipëria është bërë shtet nuk e ka një të dytë. Nuk e marr përsipër t'ju them, a nuk është i njëjti që mohoi financimet e PD me rusinë, a nuk është i njëti që e mbrojti Bashën. Cfarë, ku hy unë, ku është dora ime në këtë mes? është historia e një shejtan budallai që torollis një vend të tërë duke tërhequr për hunde të gjithë ju. Ju që vazhdoni dhe e konsideroni si pikë referimi, si subjekt që meriton të futet në gojën tuaj. është katastriof. Financimi rus i PD është denoncuar nga PS, Balla e Braçe, nuk keni lënë gjë pa i bërë, ashtu dhe Muhamet Veliut, nuk lanë gjë pa i thënë. Ishte ai që bëri disa kronika mos gabohem, cfarë kërkoni sot? Patjetër, po në televizionin tuaj ka dalë Basha dhe ju ka treguar një përrallë me 500 aksionerë, që nuk vunë emra, po në TV tuaj ka dalë.Shumë shpejt do ju duhet të habiteni për gjëra të tjera, janë cështje të tjera po ulërasin.

 

edi rama

Sondazh

Poll