Politike

Rama: Tirana sot qyteti më i pastër, kemi çmimin më të ulët për përpunimin e mbetjeve

. Rama u shpreh se ndërtimet nuk kanë përfunduar pasi ky është një proces që kalon në disa faza.

17 Shtator 2022, 12:02 Nga e.k
Rama: Tirana sot qyteti më i pastër, kemi çmimin më
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri, Edi Rama u shpreh se Tirana është sot qyteti më i pastër në rajon dhe kjo falë impiantit të përpunimit të mbeturinave në Sharrë. 

Duke folur në një konference virtuale me gazetarë e qytetarë përmes Facebook-ut Rama sqaroi dhe se si qëndron e vërteta e ndërtimit të inceneratorit për të cilin Partia e Lirisë zhvilloi dhe një protestë. Rama u shpreh se ndërtimet nuk kanë përfunduar pasi ky është një proces që kalon në disa faza.

Edi Rama: Ndërkohë që unë mund ta shpjegoj 5 herë gënjeshtra përsëritet 5 milion herë. Ne paguajmë çmimin për mbledhjen dhe trajtimin e mjeteve në impiantin e Sharrës ku procesi fillon që nga mbledhja deri tek përpunimi e tek prodhimi i energjisë. Po nuk ka lidhje me atë që paguajmë ne. Çdo bashki për të evaduar mbetjete dhe ato të mos qëndrojnë në një vend që ndosin dynjanë si deri dje duhet të paguajnë dhe ka dy rrugë o paguajnë qytetarët nga taksat e tyre ose subvencion shteti. Çmimi i jonë është më i ulët në rajon. Dhe kjo është arsyeja e bërjes së një partneriteti me afat të gjatë që njerëzit të mos paguajnë një kosto të lartë dhe të mos helmohen. Ështrë projekt në vazhdim. Aty përpunohen të gjitha mbetjet dhe kur të ndërtoihet impianti i transferimit të mbetjeve në energji është produkti final. Tirana është qyteti më i pastër në rajon. A shkonin të gjitha plehrat në një vend dhe kombinati qelbej. Qytete kanë shpëtuar falë këtyre veprave.

edi rama

Sondazh

Poll