Politike

Financimet ruse, Rama: Kur e trajtuam ne u hodhën përpjetë, drejtësia nuk i dha përgjigje çështjes

Rama tha se ka qënë drejtësia ajo e cila nuk i dha përgjigje çështjes së cilës e cila u denoncua nga PS.

17 Shtator 2022, 11:17 Nga A.B
Financimet ruse, Rama: Kur e trajtuam ne u hodhën përpjetë,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Partia Socialiste e ka denoncuar dhe më parë lobimin rus në Partinë Demokratike, mirëpo në atë kohë u përqeshën. Gjatë konferencës së sotme me gazetarët, Rama tha se ka qënë drejtësia ajo e cila nuk i dha përgjigje çështjes së cilës e cila u denoncua nga PS.

'PS finacime ruse? Unë ju kujtoj se po e trajtoni me të drejtë këtë temë se ka riardhur në qendër të vemendjes, se kjo nuk është temë e re, jo e panjohur për ne. Kur ne e kemi trajtuar, shumë prej jush, përfshirë dhe ata që hidhen përpjetë se e konsiderojnë si një tjetër gur për luftën e tyre të brendshme na kanë përqeshur. Askush prej një mase të madhe, media a politikë, përvec nesh nuk ka marrë përsipër të thellohet në këtë drejtim. ka qënë një përqeshje e skërmitje e madhe, një front i madh i bashkuar për ta mohuar me të qeshur këtë cështje. Ja ku jemi sot. Nuk keni pse ma drejtoni mua por prokurorisë, drejtësisë. Se në fund të fundit politika ka bërë zgjedhjet e veta, jo në interes të publikut. Drejtësia e ka trajtuar këtë cështje dhe nuk i ka dhënë përgjigje. Për të ardhur keq që shoh shumë që janë të tronditur, por duhej bërë detyra në atë kohë. Nuk është detyra sa herë flet PS,  të skërmisin dhëmbet e të lëshojnë fjalë nga më të rëndat. Sidomos kur bëhet fjalë për kundërshtarë.'- u shpreh ai. 

edi rama

Sondazh

Poll