Politike

'Pensionet i ngritën pak'/ Rama: Nuk kemi bërë mjaftueshëm, po mbajmë në kontroll inflacionin

Rama deklaroi se qeveria ka mundur të mbajë inflacionin më ulët se rajoni.

17 Shtator 2022, 11:11 Nga A.B
'Pensionet i ngritën pak'/ Rama: Nuk kemi bërë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Qeveria nuk mendon se ka bërë punën mjaftueshëm për sa i përket rritjes së pensioneve. Gjatë konferencës për gazetarët dhe qytetarët në rrjetet sociale, Rama tha se nuk ka bërë maksimunimin mirëpo ka mundur që t'i qëndrojë pranë pensionistëve. Më tej ai shtoi se qeveria ka mundur të mbajë inflacionin më ulët se rajoni.

'Kjo është një cështje shumë sensitive, çështje e shqetësimit tim të përditshëm. Sado ne ti ngrejmë, asnjëherë nuk do mund t'ia themi vetes se kemi bërë mjaftueshëm, por fakti është se ne kemi ndërhyrë në historinë  e 30 viteve për të indeksuar pensionet. Në aspektin e numrave kemi një rritje afro 10% krahasuar më parë. Kemi bërë 2 indeksime, një në muajin prill, e tjetri duke nisur në muajin tetor. Ajo që është fakt është se pensioni është rritur me 15 mijë lekë në krahasim me cfarë ishte. Nuk është shumë por është më shumë se çfarë ishte. Shqipëria po e mban inflacionin në një kontroll relativ. Në rajon kemi nga Maqedonia e V, 17%,në Kosovë 14%, Serbi 13%, në Shqipëri në gusht 8%. Akoma është një shifror, 6%, vijmë në vendet e rajonit me mbi 11 %. Nuk janë shifrat e mia por të Eurostat. Duhet bërë më shumë por rritja që vjen me valën e dytë të mbështetjes është një rritje e qëndryueshme. Nuk është një paketë që ka një afat, por rritje që konsolidoeht në vitin e ardhshëm. '- u shpreh ai.

edi rama

Sondazh

Poll