Politike

Açka tregon takimin e Fatos Nanos me zyrtarin holandez: E la të priste, korrupsionin e uli në poltron

Sipas deputetes demokrate, Nano e la të priste në paradhomën e zyrës për të përfunduar bisedat me një tufë burrash që qeshnin aq sa dëgjoheshin deri jashtë, dhe më pas nuk lëvizi nga vendi për ta pritur.

17 Shtator 2022, 07:14 Nga A.B
Açka tregon takimin e Fatos Nanos me zyrtarin holandez: E la të
Fatos Nano dhe Flutura Acka

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka ndarë një histori ku flet për takimin e Fatos Nanos me një zyrtar holandez në mes viteve 2003-2005. Sipas deputetes demokrate, Nano e la të priste në paradhomën e zyrës për të përfunduar bisedat me një tufë burrash që qeshnin aq sa dëgjoheshin deri jashtë, dhe më pas nuk lëvizi nga vendi për ta pritur.

Açka thekson se po të mos ishte ky shtet që ka uzurpuar politikën sot do të ishim në Europë, ndërsa shton se Nano e uli korrupsionin në poltron.

'Aty mes viteve 2003-2005, mes europianëve të tjerë që vinin në Shqipëri, ishte edhe zoti Atzo Nicolaï, një politikan holandez që atë kohë ishte Sekretar Shteti për Çështjet Europiane i Mbretërisë së Holandës. Në një intervistë dhënë një radioje kombëtare holandeze, pasi përmbylli detyrën e tij politike, ai tregon për një prej vizitave më të shëmtuara të jetës së tij politike, atë të takimit me Fatos Nanon e Shqipërisë. Funksionari i lartë holandez u la të priste në paradhomën e kryeministrit tonë një kohë shumë të gjatë. 

Nga aty ku ishte ulur, dëgjonte të qeshura që vinin nga zyra e Fatos Nanos. Një hop të gjatë më vonë dera u hap dhe doli një tufë burrash çakërqejf nga gazmimi që kishin marrë nga takimi me liderin shqiptar. Më pas një nëpunës e shoqëroi sekretarin Holandez të Shtetit brenda në zyrën e kryeministrit shqiptar, i cili, i lodhur mbase nga gjithë çakërrqejfja e asaj dite vizitash, nuk lëvizi fare nga vendi, por ia zgjati dorën mikut të huaj ashtu ulur siç qe. Çfarë ndodhi më pas, nuk ka fare rëndësi. Fundja ky ishte, dhe është ende, shteti i gangove që kanë kaluar këtej pari trojeve tona. Po të mos ishte ky geng gangosh që kanë uzurpuar politikën shqiptare, sot do të ishim në Europë, jo duke aplikuar për azil rrugëve të botës, jo duke punuar në të zezë mejhaneve të Europës e as duke rrezikuar jetën dallgëve të La Manshit. Në kohën e Fatos Nanos, korrupsioni ishte shtrirë, ai e uli në poltron, këta sot e ngritën në këmbë dhe i dhanë dekoratën “Nderi i Kombit”.’- shkruan Flutura Açka.

flutura acka fatos nano

Sondazh

Poll