Politike

Sulmet kibernetike, Rama: Kemi pasur dhe ndër vite sulme, Irani kishte qëllim të linte pas tokë të djegur

Rama u shpreh se dy sulmet e fundit kishin për qëllim që të digjnin çdo të dhënë të Shqipërisë mirëpo nuk ia arritën dot.

17 Shtator 2022, 11:06 Nga A.B
Sulmet kibernetike, Rama: Kemi pasur dhe ndër vite sulme, Irani kishte
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh ditën e sotme se Shqipëria ka pasur dhe në vitet e kaluara sulme kibernetike mirëpo jo kaq të mëdha sa këto të fundit. Gjatë konferencës së sotme për mediat, Rama u shpreh se dy sulmet e fundit kishin për qëllim që të digjnin çdo të dhënë të Shqipërisë mirëpo nuk ia arritën dot.

Pyetja: Sa e përgatitur është Shqipëria për një sulm tjetër kibernetik?

'Eshtë shqetësim i madh dhe i ri. Kemi sulme të vazhdueshme prej shumë vitesh por të një shkalle të ulët, gjithë këtu flukse sulmesh të raportuara e të regjistruara nga institucioni që kordinon të gjithë projektin e revolucionit dixhital, kanë qënë sulme të pasukseshme përgjithësisht. Ky është një agresion luftarak, i të gjithë sistemeve luftarake, agresion i egër që kishte synim zhdukjen e të dhënave, duke lënë pas një tokë të djegur. Ky është konkluzioni i ekspertëve që na kanë mbështetur të cilët zotërojnë dhe njohurin më të madhe sot, ekspertët e mikrosoft, superskuadra e tyre e ndërtuar kundër kërcënimeve dhe ekspertët e tjera. Sulmi nuk e arriti qëllimin, dëmet janë të lehta, sistemet janë në punë, të dhënat janë krejtësisht irrelevante përsa i përket sensitivitetit të tyre, një pjesë u publikuan, nuk janë dokumenta sekrete, ndërkohë që cdo gjë që u pretendua, kishte qëllim përhapjen e panikur. Kjo luftë vazhdon ku do rrisin mbrojtjen tonë.'- u shpreh Rama.

edi rama

Sondazh

Poll