Politike

Gara për kreun e ri të SPAK, nis e 'rrjedhin' emra! Bardhi: Lajmet për paracaktim nga Qeveria janë shqetësuese

Klodian Braho dhe Edvin Kondili janë dy nga prokurorët që mund të pasojnë Arben Krajën. Pas publikimit të lajmit, një reagim erdhi nga deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

16 Shtator 2022, 20:38 Nga k.m.
Gara për kreun e ri të SPAK, nis e 'rrjedhin' emra! Bardhi:
SPAK

TIRANË- Emri i pasuesit të kreut të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja është një nga çështjet më të rëndësishme në vend. Pas mbarimit të mandatit të Krajës, do të duhet që të zgjidhet pasuesi i tij, por deri më tani nuk ka asnjë kandidatë. Megjithatë “Euronews” ka publikuar sot një lajm, ku shkruhet se Klodian Braho dhe Edvin Kondili janë dy nga prokurorët që mund të pasojnë Krajën.

“Të dy prokurorët nuk i kanë zyrtarizuar ende kandidaturat e tyre, por kanë afat brenda 45 ditëve. Gazetari Eni Ferhati raportoi se kandidatët për kreun e SPAK duhet të dorëzojnë pranë KLP-së platformën e tyre,”-shkruhet ndër të tjera në artikullin e publikuar sot.

Pas publikimit të lajmit, një reagim erdhi nga deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili ka komentuar çështjen e emrave që ende nuk janë zyrtarë. Sipas tij, lajmet për përcaktimin e kreut të ri të SPAK nga qeveria janë shqetësuese.

“Lajmet për paracaktimin nga Qeveria të Kreut të ri të SPAK janë shqetësuese. SPAK ka nevojë për nxitje/mbështetje dhe çdo ndryshim në këtë moment do të ishte ndërhyrje në hetimet që SPAK ka në proces, përfshirë megaaferën e inceneratorëve!,”-shkruan Bardhi.

6 prokurorët e SPAK kanë kohë deri në fund të tetorit për të garuar, pasi sipas ligjit, Arben Kraja e ka të ndaluar të shfaqë kandidaturën për një mandat të dytë për 3 viteve në krye të kësaj ‘hetuesie’. Megjithatë ai mund të vazhdojë edhe për 6 vjet të tjera si prokuror pranë SPAK, për të plotësuar 9 vitet e mandatit. Pasi drejtuesi i ri të zgjidhet, më 19 dhjetor merr detyrën zyrtarisht.

arben kraja spak gara për kreun e spak gazment bardhi

Sondazh

Poll