Sport

Tirana ‘shëtit’ ndaj Teutës, katër gola për t’u rikthyer te fitorja! Ekipi bregdetar duhet të presë për suksesin e parë

Pas dy rezultateve negative, Tirana fiton ndaj Teutës me shifrat 4-0. Një ndeshje e dominuar totalisht nga bardheblutë.

16 Shtator 2022, 18:34 Nga DOSJA

Tirana ‘shëtit’ ndaj Teutës, katër gola për

TIRANË- Pas dy rezultateve negative, Tirana fiton ndaj Teutës me shifrat 4-0. Një ndeshje e dominuar totalisht nga bardheblutë. Goli i parë do të shënohej nga  Xhixha pas një kundërsulmi të shpejtë. Tirana shkon në dhomat e zhveshjes me një moral më të lartë dhe fraksioni i dytë do të niste mbarë për kryeqytetasit.

Kur po kronometrohej minuta e 49’,Florent Hasani do të tregohej i saktë në konkluzionin e tij. Teuta nuk ka më dëshirë në lojë dhe Tirana shfrytëzon çdo mangësi të kundërshtarit. Në minutën e 59’ Xhixha do të shënonte golin e tretë, ndërsa disa sekonda nga përfundimi i takimit do të ishte sërish sulmuesi që do të kompletonte tri gola në këtë përballje.

Me këtë fitore, Tirana shkon në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Teuta thellon krizën, teksa ende nuk e ka shijuar fitoren e parë në këtë edicion.

E.Ç (Dosja.al)

 

tirana teuta

Sondazh

Poll