Sport

Conte kërkon ‘zemërimin’ e lojtarëve, për të shfryrë inatin ndaj Leicesterit...

“Sigurisht që duhet të jesh i zhgënjyer, me një humbje në dy minutat e fundit. E rishikova lojën dhe mendoj se humbëm një mundësi të madhe, jo vetëm për të barazuar, por edhe për të fituar tre pikët”

16 Shtator 2022, 13:38 Nga DOSJA

Conte kërkon ‘zemërimin’ e lojtarëve, për

ANGLI - Antonio Conte, trajneri i Tottenhamit, ka nisur përgatitjet për ndeshjen e së shtunës ndaj Leicesterit. Por inati për humbjen (0-2) të së martës ndaj Sportingut, është ende shumë i pranishëm në mjedisin e Spurs, sidomos te tekniku i tyre.

“Sigurisht që duhet të jesh i zhgënjyer, me një humbje në dy minutat e fundit. Për më tepër, e rishikova lojën dhe mendoj se humbëm një mundësi të madhe, jo vetëm për të barazuar, por edhe për të fituar tre pikët.

Në Europë, vitin e kaluar, humbëm me Paços de Ferreira, Vitesse dhe Mura, barazuam me Rennes, por meritonim humbjen. Dhe ishte Conference League. Duhet të bëjmë më shumë në të ardhmen”, paralajmëroi italiani, duke u kërkuar që “zemërimi” i lojtarëve të jenë një reagim të mirë në ndeshjen e nesërme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll