Sport

Pa marrëveshje! Shakira dhe Pique nuk bien dakort për kujdestarinë e fëmijëve…

'Aruseros' ka treguar momentin, në të cilin Pique u largua nga firma i pezmatuar

16 Shtator 2022, 14:17 Nga DOSJA

Pa marrëveshje! Shakira dhe Pique nuk bien dakort për

SPANJE - Mëngjesin e sotëm në ‘Aruseros’ na kanë shfaqur videon në të cilën Gerard Piqué largohet me kokën ulur nga studioja ligjore, ku po përpunohen dhe negociohen kushtet e divorcit mes futbollistit të Barçës dhe Shakirës, ​​ish-partneres së tij.

Siç ndodh zakonisht në shumicën e divorceve, një nga çështjet kryesore për t'u diskutuar është padyshim kujdestaria e fëmijëve, në këtë rast Milan dhe Sasha, përkatësisht 9 dhe 7 vjeç.

Krahas kësaj, në videon e siguruar nga programi ‘La Sexta’ shfaqet edhe Shakira, e cila përkundrazi, largohet nga takimi me një fytyrë më gazmore dhe të qeshur, e gatshme për t'u marrë me fansat që e prisnin në rrugë.

Sigurisht, pas një negociate të gjatë, duket se ende nuk ka pasur një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve nga ish-martesa e tyre. Sipas ‘La Vanguardia’, futbollisti i Barcelonës u ngrit nga takimi në të cilin duhej të arrinin përfundimisht një marrëveshje për kujdestarinë e të miturve.

Pa marrëveshje! Shakira dhe Pique nuk bien dakort për

Ramón Tamborero, avokati i Gerard Piqué, ka qenë ai që ka njoftuar mediat e ndryshme se ende nuk është arritur një zgjidhje e favorshme për të gjitha palët .

Siç ndodh zakonisht në këto raste, edhe babai edhe nëna, nuk lëshojnë pe dhe në shumë raste shpesh është e vështirë të gjesh një rrugë të mesme. Do të shohim nëse artistja dhe futbollisti do të kenë sukses në javët në vijim, sidomos për të mirën dhe stabilitetin e të vegjëlve të tyre.

B.T (Dosja/al)

Sondazh

Poll