Sport

Statistikë e frikshme! Haaland ka nevojë për 14 prekje të topit për të shënuar...

“Ëndrra ime është të prek topin pesë herë dhe të shënoj pesë gola,”- ka deklaruar ambicien e tij sulmuesi norvegjez.

16 Shtator 2022, 12:34 Nga DOSJA

Statistikë e frikshme! Haaland ka nevojë për 14 prekje të

ANGLI - Erling Haaland, ish-sulmues i Dortmundit ka dëshmuar te Manchester City se ai është një nga golashënuesit më të frikshëm sot në futbollin botëror. Shtypi spanjoll zbulon se sulmuesit norvegjez, vetëm 22 vjeç, i nevojiten vetëm 14 prekje të topit për të shënuar gol.

Haaland ka treguar në të kaluarën, se dëshiron ta përmirësojë performancën e tij: “Ëndrra ime është të prek topin pesë herë dhe të shënoj pesë gola”. Sulmuesi norvegjez ka shënuar 13 gola në tetë ndeshje, të Premier League dhe Champions League në sezonin e tij debutues me Manchester City.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll