Sport

Gazzetta dello Sport 'i qan hallin' Kristjan Asllanit: Vetëm 29 minuta në 8 ndeshje për mesfushorin

Gazzetta dello Sport flet për këtë sot. Me dëmtimin e Calhanoglu, Inzaghi mund të besojë te ai, por përkundrazi, trajneri nuk duket i orientuar drejt këtij vendimi.

16 Shtator 2022, 14:57 Nga DOSJA

Gazzetta dello Sport 'i qan hallin' Kristjan Asllanit: Vetëm 29
ITALI-“Nëse Simone Inzaghi nuk do t'i kishte dhënë gjashtë minuta në Champions League, sot Kristjan Asllani do të kishte një rekord negativ, ai do të ishte lojtari i Interit me më pak minuta të luajtura se të gjithë lojtarët e tjerë".

Gazzetta dello Sport flet për këtë sot. Me dëmtimin e Calhanoglu, Inzaghi mund të besojë te ai, por përkundrazi, trajneri nuk duket i orientuar drejt këtij vendimi.

Deri më tani trajneri nuk i ka dhënë as gjysmë ore të plotë: duke mbledhur të gjitha kompeticionet, mesfushori shqiptar ka arritur në 29 minuta, pak për një lojtar që në verë zhvilloi miqësore pozitive. I vetmi që ka zhvilluar më pak minuta është Raul Bellanova, mbrojtësi i cili në ndeshjen ndaj Torinos zhvilloi vetëm 24 minuta.

Dy lojtarët të lindur në vitin 2000 janë të vetmit aktualisht jashtë qarkullimit gjysmë-shkencor të aplikuar nga Simone Inzaghi, i cili kështu dëshiron të stimulojë konkurrencën e brendshme për të përmirësuar rezultatet e ekipit. Tifozët vazhdojnë të bërtasin për t'i dhënë minuta Asllanit, i cilësuar si një talent i madh për t'u shpërthyer.

E.Ç (Dosja.al)

asllani inter

Sondazh

Poll