Sport

Humbja e Juventusit ndaj Benfica-s, shpërthim i rëndë i Pavel Nedved në dhomën e zhveshjes, Allegri ka pak aleatë

Sezoni sapo ka filluar, por te Juventus ambjenti nuk është pozitiv. Rezultate të përziera në kampionat, dy disfata në Champions League, dhe paraqitje shumë negative, me skuadrën që vuan nga pikëpamja fizike.

16 Shtator 2022, 13:49 Nga DOSJA

Humbja e Juventusit ndaj Benfica-s, shpërthim i rëndë i Pavel

ITALI-Sezoni sapo ka filluar, por te Juventus ambjenti nuk është pozitiv. Rezultate të përziera në kampionat, dy disfata në Champions League, dhe paraqitje shumë negative, me skuadrën që vuan nga pikëpamja fizike. Shpresat për një rikthim te suksesi, të nxitura edhe nga një merkato të mirë, i kanë lënë vendin frikës për mbylljen e një sezoni tjetër pa gëzime dhe pa tituj. Në bankën e të akuzuarve është Massimiliano Allegri, i aftë jo vetëm për të 'thyer' fërshëllimat, por edhe për të bindur drejtuesit.

Krahas performancës shqetësuese, ka edhe shenja të tjera që shfaqin alarmin. Diskutimi i Di Marias me Milik që kritikojnë zgjedhjet e Allegrit në fushë. Nëse gjërat përkeqësohen do të duhet të merren masa, duke qenë se një eliminim në Champions League dhe një lamtumirë e vendit të katërt do të përbënte një dëm të konsiderueshëm për financat.

Në lojë hyn edhe Pavel Nedved, zv.presidenti i klubit i cili nuk ka qenë asnjëherë një nga fansat kryesorë të Allegrit, që nga ditët kur Paratici ishte ende aty. Vitin e kaluar, pas humbjes në finalen e Kupës së Italisë ndaj Interit, ishte Nedved ai që i bëri të gjithë përgjegjës në dhomat e zhveshjes.

Drejtuesit shkojnë gjithmonë në dhomat e zhveshjes pas përfundimit të ndeshjeve, por këtë herë gjërat kanë marrë një tjetër rrjedhë. Ish-mesfushori dhe zëvendëspresidenti aktual shpërtheu, duke u ankuar për atë që pa në fushë nën sytë e trajnerit dhe drejtuesve të tjerë të Juventusit. Përballja ka qenë shumë e gjatë dhe në fakt Allegri është paraqitur para mikrofonave për intervista më vonë se zakonisht. Ndaj nuk është hera e parë që Nedved ngre zërin, por këtë herë shpërthimi mbërriti në fillim të sezonit në një atmosferë shumë të vështirë dhe të tensionuar.

E.Ç (Dosja.al)

champions league juventus allegri nedved

Sondazh

Poll