Sport

Balotelli nuk i ndahet telasheve, shfaqet i dehur dhe mezi ecën, presidenti i Sion sqarohet: Me të ishte edhe...

Mario Balotelli rikthehet të bëjë zhurmë. Jo për paraqitjet e tij në fushë me Sion, por për një video që e portretizon në dalje të një klubi në gjendje të dehur.

16 Shtator 2022, 14:00 Nga DOSJA

Balotelli nuk i ndahet telasheve, shfaqet i dehur dhe mezi ecën, presidenti

ZVICËR-Mario Balotelli rikthehet të bëjë zhurmë. Jo për paraqitjet e tij në fushë me Sion, por për një video që e portretizon në dalje të një klubi në gjendje të dehur. Në pamjet e publikuara në Lozanë dhe të postuara nga gazeta lokale “Nau.ch”, shihet sulmuesi duke u lëkundur në mënyrë të dukshme përkrah dy personave që e mbështesin për të mos u rrëzuar.

Një skenë që u bë menjëherë virale në rrjetet sociale. Në Sion, aventura e Supermario nuk filloi vërtet në mënyrën më të mirë. Presidenti i Sion Christian Constantin e bëri të qartë se sulmuesi italian ishte në shoqërinë e të dashurës së tij Francesca, shokut të tij të skuadrës Sio (ata ishin që e mbështetën) dhe anëtarëve të tjerë të ekipit.

"Mario u kap, por situata është ndryshe. Me të ishte e dashura e tij dhe dhjetë lojtarë të Sion që kishin marrë pjesë në festë. Balotelli, Sio, Cavaré, Moubandje dhe gjashtë të tjerë. Të dielën ata patën një ditë pushim dhe të hënën u kthyen të gjithë në fushë."

E.Ç (Dosja.al)

balotelli sion

Sondazh

Poll