Sport

VIDEO/ Befasi! Borja Iglesias ‘thyen derën’ e kombëtares së Spanjës, me gola…

Luis Enrique thërret futbollistin e Betis për dy ndeshjet e fundit të Spanjës përpara se të zyrtarizojë listën për ‘Katar 2022’

16 Shtator 2022, 12:12 Nga DOSJA

VIDEO/ Befasi! Borja Iglesias ‘thyen derën’ e kombëtares

SPANJE - Borja Iglesias është thirrur nga Luis Enrique për dy ndeshjet e mbetura për Spanjën përpara se trajneri të zgjedhë lojtarët që do ta përfaqësojnë ‘la roja’ në ‘Katar 2022’. Ndeshjet e Nations League do të zhvillohen me Zvicrën, më 24 në Zaragoza dhe  më 27 me Portugalinë në Braga. 

Pas këtyre dy ndeshjeve, trajneri duhet t'i dërgojë FIFA -s një listë me 55 lojtarë, prej së cilës do të dalin në mënyrë të detyrueshme edhe lojtarët e kombëtares së Spanjës.

Me fanelën e Betisit, Borja Iglesias ka realizuar 39 gola dhe shtatë asistime në 125 ndeshje. Galiciani u zgjodh nga La Liga vetëm pak ditë më parë si ‘lojtari më i mirë i muajit gusht’. 

Deri më tani këtë sezon, ai ka shënuar katër gola dhe ka dhënë një asist në pesë ndeshjet e para të La Ligës. Sulmuesi mbërriti në Heliopolis në gusht 2019 dhe rritja e tij në duart e Manuel Pellegrini ka qenë më se e jashtëzakonshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll