Sport

Çaste paniku dhe ankthi te Ballkani. Pas ngritjes në ajër, avioni kthehet sërish në Pragë: xhami i gabinës së pilotit i krisur…

Skuadra e Ballkanit është rikthyer në Kosovë, pas një nate të gjatë dhe me ankth.

16 Shtator 2022, 11:30 Nga DOSJA

Çaste paniku dhe ankthi te Ballkani. Pas ngritjes në ajër,

KOSOVE - Skuadra e Ballkanit luajti mbrëmë në transfertës me Slavia të Pragës, për ndeshjen e dytë në Grupin G në Conference League. Kampionët në fuqi të Kosovës, humbën me rezultatin 3-2, pas një loje të pëlqyeshme.

Por, burime pranë ekipit, tregojnë se pasi ishin nisur rreth orës 02:00 pas mesnate, avionit iu desh të rikthehej përsëri në Pragë. Pas 45 minutash fluturim, pilotit e avionit konstatojnë një krisje të xhamit në gabinën e tyre, e cila edhe mund hapej plotësisht, duke krijuar rrezikshmëri për fluturimin.

Pas riparimit të defektit, i gjithë delegacioni i Ballkanit është nisur për në Kosovë në ora 08:30 dhe tanimë ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës. 

Çaste paniku dhe ankthi te Ballkani. Pas ngritjes në ajër,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll