Sport

Amerikani Boehly ‘i pangopur’, Chelsea nuk mjafton për të: nis kontaktet me Mendes për të blerë një tjetër klub në Portugali…

Drejtuesit e rinj të ‘bluve’ të Londrës, kërkojnë t’i shtrijnë investimet e e tyre edhe në kontinent

16 Shtator 2022, 07:26 Nga DOSJA

Amerikani Boehly ‘i pangopur’, Chelsea nuk mjafton për të:

ANGLI - Për bosin amerikan Todd Boehly nuk i mjafton Chelsea. Sipas ‘Telegrafit’, pronarët e rinj të ‘bluve’ të Londrës, kanë në mendje një model me shumë klube dhe do të dëshironte të zgjerohej, duke blerë kompani të tjera në botën e futbollit. 

Brenda këtij konteksi korporatazh sportive, gazeta angleze thotë se hapi i parë ishte biseda me avokatin dhe menaxherin e njohur luzitan, Jorge Mendes për të kuptuar kufijtë e blerjeve të një klubi në Portugali. Dhe negociatat tashmë janë duke u zhvilluar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll