Sport

VIDEO/ ‘Perla’ e 41-vjeçarit Joaquín të Betisit, që shtangu ‘Benito Villamarín’…

Ishte goli që e çoi rezultatin në 2-0, paçka se ndeshja përfundoi 3-2 për spanjolët. Është një rast, ku të thuash, se të vjetra janë vetëm leckat!...

16 Shtator 2022, 07:14 Nga DOSJA

VIDEO/ ‘Perla’ e 41-vjeçarit Joaquín të Betisit,

SPANJE - Marrëdhënia mes Joaquín dhe Betis takoi një tjetër kapitull të bukur këtë të enjte. Në minutën e 39-të, 41-vjeçari anësor spanjol shënoi një gol të mrekullueshëm në stadiumin ‘Benito Villamarín’ të Sevillas, në sfidën ndaj Ludugorets për Europa League.

Ishte goli që e çoi rezultatin në 2-0 për Betis, paçka se ndeshja përfundoi 3-2. Pas marrjes së topit jashtë zonës, Joaquín gjuajti me një goditje të bukur në hark, duke mos i lënë asnjë shans portierit Sergio Padt për të reaguar. Është një rast, ku të thuash, se të vjetra janë vetëm leckat!...

Shikoni videon:


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll