Sport

VIDEO/ Çfarë 'gabimi' i portierit të Fiorentinës, dhuratë për golin e dytë…

Gjithsesi, 'gafa' e gardianit të Fiores nuk ishte shkaku i humbjes së ndeshjes, ku skuadra turke ishte dominante

16 Shtator 2022, 07:01 Nga DOSJA

VIDEO/ Çfarë 'gabimi' i portierit të

TURQI - Është një nga surprizat e ndeshjes së dytë të fazës së grupeve të Conference League.  Fiorentina humbi kategorikisht ndaj Basaksehir (0-3).

Pasi Gurler (57') shënoi golin e parë, sulmuesi turk shënoi edhe një here tjetër në minutën e 71-të me ndihmën e Gollinit. Portieri italian tentoi të driblonte me një veprim artistik kundërshtarin, që nuk u krye si duhet dhe përfundoi duke e humbur topin. Përfundimi? Shikoni videon:

Traores (90') i takoi të shënonte golin e tretë për Basaksehir kundër një Fiorentina që kishte mbetur me 10 lojtarë në fushë pas përjashtimit të Ikoné (76'). Një rezultat që lë turqit në krye të Grupit A dhe italianët në vendin e fundit, me një pikë, po aq sa letonezët e Riga FS.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll