Aktualitet

Shpallet e pafajshme Etleda Çiftja, anëtarja e KPK: Qëllimi i këtij sulmi s'isha unë, por Reforma në Drejtësi

Çiftja u shpreh se SPAK që kërkoi burg për të, duhet të tregojë se është në lartësinë e Reformës për të cilën u krijuar, por shtoi se do të ulej ta lexonte edhe njëherë arsyetimin e vendimit të gjykatës. 

16 Shtator 2022, 13:46 Nga F.M
Shpallet e pafajshme Etleda Çiftja, anëtarja e KPK: Qëllimi i
Etleda Çiftja

TIRANË- Etleda Çiftja, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është shpallur e pafajshme nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Mësohet se vendimi është marrë sot, me mbajtjen e seancës vendmtare për Çiftjan. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (SPAK) ka kërkuar dënim me 1 vit burg Për akuzat që ishin ngritur nga anëtares së KPK-së, por gjyqtari Erion Bani i GJKKO nuk ka gjetur vepër penale.

Vetë anëtarja e KPK-së, doli para gazetarëve dhe tha se qëllimi i vërtetë i këtij sulmi ka qenë reforma në drejtësi dhe jo ajo vetë. Çiftja u shpreh se SPAK që kërkoi burg për të, duhet të tregojë se është në lartësinë e Reformës për të cilën u krijuar, por shtoi se do të ulej ta lexonte edhe njëherë arsyetimin e vendimit të gjykatës. 

"Shumëkush është shprehur se u përpoqën të dëmtonin reformën në drejtësi dhe procesin e VettinguT, por me vendimin e sotëm gjithçka u mësua, që shpresoj që të publikohet i plotë. Të kuptohet qartë se cila ka qenë historia. Që në fillim kam pasur dy kontrolle dhe asnjëherë probleme me pasurinë. SPAK ka bërë punën, ashtu  e ka vlerësuar e paraqitur në gjykim dhe dhënia e drejtësisë është nga gjykata. Nuk dua të bëj koment për SPAK. Dua që SPAK të jetë në objektivin e duhur për të cilin u krijua pasi unë jam vetë pjesë e Reformës në Drejtësi. Unë do të ulem edhe vetë që ta lexoj edhe njëherë arsyetimin e Gjykatës. Nuk kam asnjë koment për rastin tim, uroj ta pasqyroni lajmin e plotë,"- tha Çiftja. 

Çiftja është anëtarja e tretë e institucioneve të vetingut që procedohet penalisht dhe merret e pandehur nga SPAK. Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Etleda Çiftja u mor e pandehur nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, ndërsa u hetua për dy akuza, atë të deklarimit të rremë dhe fshehjes së pasurisë, si dhe për falsifikimin dokumentesh.

Çiftja u akuzua se ka bërë deklarim të rremë për blerjen e apartamentit të banimit, te dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie.

 

etleda ciftja shpallet e pafajshme etleda ciftja

Sondazh

Poll