Aktualitet

Shqiptarët janë "truri", italianët dhe afrikanët korrierët, shkatërrohet grupi kriminal në itali, mes tyre një grua (EMRAT)

Lecini menaxhonte punët e grupit direkt nga qyteti i tij i lindjes Elbasani, i konsideruar si një nga kryeqytetet shqiptare të drogës, por u arrestua sapo shkeli në Itali dy vite më parë. 

16 Shtator 2022, 11:13 Nga d.a.
Shqiptarët janë "truri", italianët dhe afrikanët
policia italiane

ITALI- Shqiptarët janë "truri", italianët dhe afrikanët janë korrierët apo krahët operativë të një organizate kriminale në Itali, kreu u së cilës është 41-vjeçari shqiptar Alfred Lecini, i cili ndodhet në burg në Tolmezzo të Udines i dënuar me 11 vjet e 6 muaj.

Sipas mediave vendase, Lecini menaxhonte punët e grupit direkt nga qyteti i tij i lindjes Elbasani, i konsideruar si një nga kryeqytetet shqiptare të drogës, por u arrestua sapo shkeli në Itali dy vite më parë. 

Krahu i tij i djathtë, ajo që hetuesit mendojnë se është referent për trafikun e drogës në Emilia, është 55-vjeçari me origjinë maqedonase Hatim Huseini, me banim në Ferrara, qyteti ku u arrestua dy ditë më parë nga policia dhe ku ndodhet tani në qeli. 

Gjithashtu në pranga ka rënë Nabil Kalchi, një 46-vjeçar maroken, i cili operonte midis Reggio dhe Parma, i ndaluar me një Bmw X6, katër mijë euro cash dhe disa çeqe. Dhe bashkëkohësi Marco Cantori, një vendas nga Città di Castello (Perugia), u kap në flagrancë me 70 gramë kokainë dhe u arrestua në vend.

Së fundi, dy të akuzuarit për konkurrencë të jashtme në një shoqatë kriminale, që sipas hetuesve ishin ngarkuar për ‘pastrimin’ e parave janë 37-vjeçarja shqiptare Alketa Basha, e arrestuar në Brescia, e ndalur në Venecia me 79 mijë euro cash. fshehur në makinë si dhe 26-vjeçari Fabion Lecini, kushëri i bosit të dyshuar.

alfred lecini hatim huseini nabil kalchi marco cantori alketa basha fabion lecini shkatterohet banda shqiptare ne itali

Sondazh

Poll