Aktualitet

Tragjedia në llixha, flet një tjetër pushuese: Dëgjuam ulërima, por nuk zbritëm, pritëm Urgjencën

Pushuesja rrëfen si e mori vesh ngjarjen.

16 Shtator 2022, 12:07 Nga DOSJA
Tragjedia në llixha, flet një tjetër pushuese: Dëgjuam
Pushuesja

ELBASAN- Një tjetër pushuese tregon se miku i 34-vjeçarit Alban Pashollari që ndërroi jetë në llixhat e Elbasanit, ka ulëritur e kërkuar ndihmë. Në një prononcim për mediat, ajo thotë se pavarësisht britmave, nuk kanë zbritur poshtë për tu dhënë ndihmë, por kanë pritur mbërritjen e Urgjencës.

“Kemi hyrë në dhomë e kemi dëgjuar ulërimën. Thonte tjetri ndihmë, ndihmë. Pastaj kemi dal në ballkon, skemi zbrit poshtë. Kemi pritur derisa erdhi ndihma. Na vjen shumë keq,”- tha ajo.

34-vjeçari, banues në Tiranë është gjetur pa ndjenja pranë vaskës së mbushur me ujë termal. Ai ka ndërruar jetë rrugë për një spital, pasi sipas policisë së Elbasanit, ka pësuar arrest kardiak.

policia e elbasanit alban pashollari

Sondazh

Poll