Aktualitet

Takimi me Kim/ Kryemadhi: Nuk u fol për Bashën, ambasadorja i kurseu emrat

Ajo shtoi se Kim u ka sugjeruar që të jenë vigjilent me financimet dhe të përjashtojnë rusët.

16 Shtator 2022, 11:19 Nga F.M
Takimi me Kim/ Kryemadhi: Nuk u fol për Bashën, ambasadorja i kurseu
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi tha se në takimin me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim nuk kanë folur për ish-kreun e PD-së, Lulzim Basha. Në një intervistë për EuroNeës, Kryemadhi tha se nuk janë përmendur emra. Ajo shtoi se Kim u ka sugjeruar që të jenë vigjilent me financimet dhe të përjashtojnë rusët. 

"Takimi me Yuri Kim, një takim mes partive parlamentare. U fol per transparencën e partive politike. Ceshtja e financimeve ruse është bërë emergjente për politikën shqiptare. Këto zhvillime nuk ndihmojnë Shqipërinë të ecë përpar Ambasadorja kërkoi vigjilencë të partive politike për cështjen e financimeve ruse. Nuk u diskutua absolutisht mbi Lulzim Bashën, nuk u përdor asnjë emër individual apo i ndonjë partie politike. Për të bërë një donacion një shumë të caktuar për një parti politike ka procedura të shumta. Kërkuam institucionalizimin e donacionit, financimi nga shteti merr para vetem PD dhe PS. Në çdo vend të botës donacionet qytetarët bëhen nga qytetarët dhe anëtarët,"- tha Kryemadhi. 

monika kryemadhi

Sondazh

Poll