Aktualitet

DOKUMENTI/ Autoritetet italiane e njohin Janinën si pjesë të Shqipërisë

Pavarësisht pretendimeve të secilës palë, në ditët e sotme ku të dyja vendet janë pjesë e organizatave ndërkombëtare dhe kanë një marrëdhënie të rregullt fqinjësie, herëpashere shfaqen raste ku "rindizen" këto debate.

16 Shtator 2022, 13:31 Nga d.a.

DOKUMENTI/ Autoritetet italiane e njohin Janinën si pjesë të

TIRANË- Pretendimet territoriale apo historike vijojnë ende sot të jenë problem për disa vende, sidomos në Ballkan, përsa i takon përkatësisë. Nga kjo gjë nuk përjashtohet as Shqipëria me Greqinë ku shpeshherë ka patur debate për tokat greke të pretenduara në Shqipëri nga fiqnjët tanë apo qytetet shqiptare që dikur kanë qenë pjesë e vendit tonë.

Pavarësisht pretendimeve të secilës palë, në ditët e sotme ku të dyja vendet janë pjesë e organizatave ndërkombëtare dhe kanë një marrëdhënie të rregullt fqinjësie, herëpashere shfaqen raste ku "rindizen" këto debate. Historiani Arben Llalla ka postuar një dokument të lëshuar nga shteti italian sipas të cilit Janina është e Shqipërisë. Dokumenti është një çertifikatë vdekje e lëshuar nga komuna e Riminit për një shtetase shqiptare, por po të shohësh me vëmendje vendlindjen e së ndjerë është shkruar Janinë dhe në kllapa Albania.

"Kjo është një certifikatë vdekje lëshuar nga zyrat shtetërore në Itali më 2022. Çudia është se shteti italian e njeh Janinën që i takon Shqipërisë. Thuaj gabim, rastësi apo e qëllimëshme!?"-shkruan ai në Facebook.

Nuk e dimë nëse ky është një pakujdesi e autoriteteve italiane, të cilat nuk e dinë ende se ligjërisht dhe gjeografikisht Janina ndodhet në Greqi, pavarësisht se dikur ka qenë nën drejtimin e Ali Pashë Tepelenës, figurë me të cilën qyteti tërheq turistë të shumtë, apo ky shënim është marrë nga një dokument identifikimi i lëshuar nga autoritetet shqiptare.

arben llalla kufiri shqiperi-greqi

Sondazh

Poll