Aktualitet

34-vjeçari vdiq në llixha, pushuesja: Shoku i tij bërtiti, ishin futur fshehurazi e ishin dehur

Ajo thotë se Pashollari dhe shoku i tij kishin hyrë pa leje në llixha dhe se kishin pirë e ishin në gjendje të dehur.

16 Shtator 2022, 11:15 Nga F.M
34-vjeçari vdiq në llixha, pushuesja: Shoku i tij bërtiti,
Llixha

ELBASAN- Një nga klientet që frekuentonte llixhan ku ndërroi jetë 34-vjeçari Alban Pashollari ka treguar se e kishte dëgjuar shokun e të riut të bërtiste e të kërkonte ndihmë. Në një prononcim për mediat, ajo thotë se Pashollari dhe shoku i tij kishin hyrë pa leje në llixha dhe se kishin pirë e ishin në gjendje të dehur.

“Nuk i dëgjuam se ishte vonë shumë, nuk ishin këtu. Kanë hyrë pa leje, ishin të pirë. Shoku tha nuk kemi pirë shumë, 4-5 birra. Kanë hyrë pa leje dhe nuk ishin pushues,”- thotë ajo.

Alban Pashollari ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore në momentin që është future në vaskë. Ai është nisur drejt spitalit, por rrugës ka ndërruar jetë.

alban pashollari

Sondazh

Poll