Aktualitet

U shpall e pafajshme nga GJKKO, Çiftja: Zero koment për SPAK, do ulem ta lexoj dhe njëherë arsyetimin e Gjykatës

Ajo shtoi se uron që SPAK të jetë në lartësinë e asaj për të cilën u krijua, të Reformës në Drejtësi. 

16 Shtator 2022, 13:51 Nga F.M
U shpall e pafajshme nga GJKKO, Çiftja: Zero koment për SPAK, do
Etleda Çiftja

TIRANË- Etleda Çiftja, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e cila është shpallur e pafajshme nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) tha në një prononcim për gazetarët se ky sulm nuk kishte si synim atë vetë, por Reformën në Drejtësi. Pas përfundimit të seancës gjyqësore, Çiftja tha se nuk preferon të bëjë komente. Ajo shtoi se uron që SPAK të jetë në lartësinë e asaj për të cilën u krijua, të Reformës në Drejtësi. 

"Shumëkush është shprehur se u përpoqën të dëmtonin reformën në drejtësi dhe procesin e VettinguT, por me vendimin e sotëm gjithçka u mësua, që shpresoj që të publikohet i plotë. Të kuptohet qartë se cila ka qenë historia. Që në fillim kam pasur dy kontrolle dhe asnjëherë probleme me pasurinë. SPAK ka bërë punën, ashtu  e ka vlerësuar e paraqitur në gjykim dhe dhënia e drejtësisë është nga gjykata. Nuk dua të bëj koment për SPAK. Dua që SPAK të jetë në objektivin e duhur për të cilin u krijua pasi unë jam vetë pjesë e Reformës në Drejtësi. Unë do të ulem edhe vetë që ta lexoj edhe njëherë arsyetimin e Gjykatës. Nuk kam asnjë koment për rastin tim, uroj ta pasqyroni lajmin e plotë,"- tha Çiftja. 

Etleda Çiftja, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është shpallur e pafajshme nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Mësohet se vendimi është marrë sot, me mbajtjen e seancës vendmtare për Çiftjan. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (SPAK) ka kërkuar dënim me 1 vit burg për akuzat që ishin ngritur nga anëtares së KPK-së, por gjyqtari Erion Bani i GJKKO nuk ka gjetur vepër penale.

 

etleda ciftja shpallet e pafajshme etleda ciftja

Sondazh

Poll