Politike

Lobimi rus në partitë politike, DASH s'përmend Dodik: Shqetësues, por nuk nxjerrim emra

Në një artikull, “Dnevni avaz” shkruan se DASH është shprehur se edhe pse nuk duan të hyjnë në detaje të të dhënave të inteligjencës, shprehin shqetësimin për veprimet e Rusisë.

16 Shtator 2022, 12:21 Nga F.M

 

Lobimi rus në partitë politike, DASH s'përmend Dodik:
DASH

 

TIRANË- Departamenti Amerikan i Shtetit e pyetur nga media boshnjake “Dnevni avaz”  është shprehur se nuk dëshiron të hyjë në detaje në lidhje me emrat e përfshirë në skemën e lobimit rus, referuar lajmit të dalë nga Zëri i Amerikës. 

Në një artikull, “Dnevni avaz” shkruan se DASH është shprehur se edhe pse nuk duan të hyjnë në detaje të të dhënave të inteligjencës, shprehin shqetësimin për veprimet e Rusisë.

"Ne nuk do të hyjmë në informacione specifike të inteligjencës, por kemi qenë të qartë për shqetësimet tona për aktivitetet e Rusisë për të ndikuar në procesin demokratik në vende të ndryshme të botës, duke përfshirë edhe tonin. Shqetësimi ynë për aktivitetet e Rusisë në këtë drejtim nuk ka të bëjë me një vend në mënyrë specifike, por është i një natyre globale, pasi ne vazhdojmë të përballemi me sfida të drejtuara kundër shoqërive demokratike. Punuam për ta ekspozuar ndërkohë që po e zbulonim. Ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët dhe partnerët tanë në mbarë botën për të ekspozuar përpjekjet e ndikimit keqdashës të Rusisë dhe për të ndihmuar vendet e tjera të mbrohen kundër aktiviteteve të tilla,"- thekson Departamenti i Shtetit.

Pak ditë më parë, “Zëri i Amerikës” publikoi informacionin e një zyrtari të lartë amerikan se që nga viti 2014, Rusia ka dhënë në mënyrë të fshehtë më shumë se 300 milionë dollarë për partitë politike dhe kandidatët në 24 vende të botës, përfshirë Bosnje Hercegovinën. Paratë shkuan për financimin e fushatës presidenciale të Milorad Dodik për zgjedhjet e vitit 2018.

departamenti amerikan i shtetit milorad dodik dnevni avaz

Sondazh

Poll