Politike

Dënohet me 1 vit burg ish-kandidati për deputet i LSI-së, Etjon Joka, u filmua teksa blinte vota

Joka u arrestua në Tiranë pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” pasi u filmua duke shpërndarë para.

16 Shtator 2022, 09:46 Nga F.M
Dënohet me 1 vit burg ish-kandidati për deputet i LSI-së, Etjon
Etjon Joka

TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 1 vit ish-kandidatin për deputet të Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Etjon Joka. Bashkë me Jokën është dënuar edhe Elis Babo. Ky i fundit gjithashtu ka marrë dënimin me 1 vit burg.

Joka u arrestua në Tiranë pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” pasi u filmua duke shpërndarë para. Dy ditë para zgjedhjeve u publikua dhe një video ku Joka shfaqej duke premtuar para për blerjen e votave në Tiranë.

Ish-kandidati i LSI u shfaq teksa i jep 100 dollarë një qytetari që ishte angazhuar të mbledhë vota për LSI-në. Po ashtu në të njëjtën video, Elis Babo vijonte pazaret ku premtonte punësim për qytetarin pas zgjedhjeve.

etjon joka

Sondazh

Poll