Politike

FOTOJA/ Lobimi rus në PD, Kim mbërrin në Kuvend, takon Ballën e Alibeajn

Takimi pritet të ketë në fokus lobimin rus në Shqipëri, temë e cila ishte dhe në tavolinën e diskutimeve të Kim me përfaqësuesit e partive politike.

16 Shtator 2022, 10:37 Nga F.M
FOTOJA/ Lobimi rus në PD, Kim mbërrin në Kuvend, takon
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka mbërritur në Kuvend ku do të zhvillojë një takim me demokratin Enkelejd Alibeaj dhe kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Takimi pritet të ketë në fokus lobimin rus në Shqipëri, temë e cila ishte dhe në tavolinën e diskutimeve të Kim me përfaqësuesit e partive politike.

FOTOJA/ Lobimi rus në PD, Kim mbërrin në Kuvend, takon
Yuri Kim

Një ditë më parë, Kim u takua në zyrën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me Monika Kryemadhin (ish-LSI), Jorida Tabakun (PD), Damian Gjiknurin (PS). Tema ishte financimi i partive në zgjedhje, kryesisht lobimi rus në PD, lajm që doli nga Zëri i Amerikës dy ditë më parë.

Ky takim vjen vetëm një ditë pasi Zëri i Amerikës publikoi rrëfimin e një zyrtari amerikan që tregonte se PD-ja është financuar me 500 mijë dollar nga Rusia në vitin 2017, vit kur drejtohej nga Lulzim Basha. Ky lajm solli reagime të forta, ndërsa vetë Basha mohoi të jetë mbështetur në fonde ruse. Dosja ‘Muzin’ është mbyllur nga drejtësia shqiptare, por dje, PD me në krye Sali Berishën, kërkoi rihapjen e saj.

yuri kim enkelejd alibeaj taulant balla

Sondazh

Poll