Politike

290 mijë euro trajtime estetike? Kryemadhi: Jam kuruar për kancerin e zemrën, vajzën e operova 6 herë

Për të bijën, Kryemadhi tha se e kishte operuar gjashtë herë në Austri për probleme të rënda shëndetësore dhe se akuzat e padia e ngritur nga avokati Idajet beqiri nuk qëndrojnë.

16 Shtator 2022, 09:41 Nga F.M
290 mijë euro trajtime estetike? Kryemadhi: Jam kuruar për kancerin e
Monika Kryemadhi

TIRANË- Monika Kryemadhi ka rrëfyer se trajtimet që ka bërë në klinikën private në San Marino dhe Austri kanë qenë vetëm për problemet me zëmrën dhe kancerin në qafën e mitrës. E ftuar në “Opinion”, Kryemadhi tha se ka pasur dhe një çist në kokë për të cilin është operuar. Për të bijën, Kryemadhi tha se e kishte operuar gjashtë herë në Austri për probleme të rënda shëndetësore dhe se akuzat e padia e ngritur nga avokati Idajet beqiri nuk qëndrojnë.

“Kam qarë nëpër televizione. Jam operuar me cist në kokë, kam operuar vajzën 6 herë në Austri. Jam kuruar edhe nga Silva Shametaj. Ne ia kemi marrë dorën se jemi personazhe publike. Monika Kryemadhi nuk firmos kurrë në emër të djalit apo vajzës. Unë jam kuruar për probleme kardiologjike dhe kancerin e qafës së mitrës,"-tha Kryemadhi në fjalën e saj.  

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi janë paditur sërish në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ketë herë, paditës është avokati Idajet Beqiri, i cili e akuzon çiftin se kanë fshehur të ardhurat e kanë shpenzuar shuma të mëdha parash për operacione plastike. Sipas tij, Kryemadhi ka kryer trajtime estetike me vlere rreth 290 mijë euro në një klinikë private në San Marino “Casa di Cura Private Domus Medica”. Transferta e pagesës mban datën 4 qershor 2018 dhe ëshë paguar, sipas paditësit, nga nga një bankë offshore e shtetit të Qipros. Ndërsa Meta, sipas Beqirit, në vitin 2013-2014 ka bërë një ndëryrje kriurgjikale për t’u dobësuar në spitalin e Vjenës, por nuk ka deklaruar asnjë shpenzim për këtë fakt në deklaratat periodike të ILDKPI.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll