Politike

Lobimi rus në PD, Kryemadhi: Nuk e cënon Berishën, godinën e menaxhonte Basha në atë kohë

Ajo shton se edhe marrëveshja e 17 majit, ka qenë si rezultat i një interference të një lloj politike me drejtim lindor.

16 Shtator 2022, 11:51 Nga F.M
Lobimi rus në PD, Kryemadhi: Nuk e cënon Berishën, godinën e
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi thotë se lobimi rus në PD nuk e cënon kryedemokratin Sali Berisha. Në një intervistë për EuroNeës, Kryemadhi thotë se në atë kohë PD-ja menaxhohej nga Lulzim Basha. Ajo shton se edhe marrëveshja e 17 majit, ka qenë si rezultat i një interference të një lloj politike me drejtim lindor.

"Nuk mendoj kështu, sepse për aq kohë sa unë kam bashkëpunuar me zotin Basha, mendoj që përsa i përket menaxhimit brenda godinës, ai e menaxhonte vetë. Nuk e besoj që është konsultuar, por kapja peng e ka kthyer atë në një përdorim. Edhe 17 maji i 2017, ka qenë si rezultat i një interference të një lloj politike me drejtim lindor. Marrëveshja e 17 majit që na çoi në djegien e mandateve, që ishte gabim fatal, krijuam të njëjtin sistem politik që ka krijuar Putini në Rusi me një opozitë fasadë, që blihet apo shantazhohet,"- tha Kryemadhi. 

monika kryemadhi

Sondazh

Poll