Politike

Ndihma për fermerët, Rama: Mbështetja vijon me naftën falas, do jepen dhe 9 mijë karta të tjera

Në një postim në Facebook Rama shkruan se qeveria do të vazhdojë të ndihmojë fermerët në kvtë kohë krize ku spias tij deri më tani janë shpërndarë karta për 27 mijë fermerë në të gjithë vendin.

16 Shtator 2022, 08:20 Nga d.a.
Ndihma për fermerët, Rama: Mbështetja vijon me naftën falas,
Zetor

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se ndihma për fermerët do të vijojë me naftën falas ku vetëm në muajin shtator do të përfitojnë 9 mijë prej tyre.

Në një postim në Facebook Rama shkruan se qeveria do të vazhdojë të ndihmojë fermerët në këtë kohë krize ku sipas tij deri më tani janë shpërndarë karta për 27 mijë fermerë në të gjithë vendin.

"MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë se mbështetja vijon për fermerët me naftën FALAS, ku deri më sot janë shpërndarë kartat për 27,000 fermerë dhe brenda shtatorit do mbështeten edhe 9,000 fermerë të tjerë, ju uroj një ditë të mbarë."- ka shkruar Rama.

Fermerët, të cilët përfitojnë nga nafta pa taksë, me anë të kartës individuale do të mund të furnizohen me naftë tek operatorët furnizues të kontraktuar nga Ministria e Bujqësisë. Sipas vendimit dhënia e karburantit me çmim të reduktuar do të monitorohet nga Ministria e Bujqësisë e cila do të ngrejë një njësi të posaçme për të garantuar zbatimin, monitorimin dhe koordinimin e të gjithë procesit që lidhet me skemën e mbështetjes së naftës për bujqësinë.

edi rama fermeret ne shqiperi subvencioni i naftes

Sondazh

Poll