Politike

Kryemadhi: Edhe PS po hetohet për financime nga Moska

Kryemadhi tha se edhe PS-ja po hetohet për financime ruse. 

16 Shtator 2022, 11:32 Nga F.M
Kryemadhi: Edhe PS po hetohet për financime nga Moska
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi deklaroi se përveç lajmit të publikuar për financimin rus prej 500 mijë dollarësh në PD në vitin 2017, ka dalë edhe një artikull ku përfshihet kryeministri Edi Rama në financime nga Moska. Në një intervistë për EuroNews, Kryemadhi tha se edhe PS-ja po hetohet për financime ruse. 

“Ka dy parti të cilat akuzohen sot për financime ruse. Një herë zoti Basha që ka pasur një proces dhe të cilën e ka mbyllur për procedurë. Dje, kemi një media në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që ka bërë prezent angazhimin e kryeministrit shqiptar me një nga ish-drejtuesit të një institucioni ne SHBA që e lidh me financimet ruse në këtë shtet. Mungesa e një transparence ka bërë të munudr që të inteferojë në jetën politike shqiptare, jo paratë ruse, sepse paratë ruse kanë qenë mjeti për të interferuar interesat ruse në Shqipëri”, theksoi ajo.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll