Kush është Leddy i DEA-s që do luftojë krimin në Shqipëri, pjesë e ekipit që drejtohet nga një grua
Në profilin e tij zyrtar, duket se është shkolluar në Kolegjin Marist, ka studiuar në Stafford, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara dhe akutalisht mban detyrën Agjent Special. Në skuadrën e DEA-s është anëtar që prej 19 vitesh e 7 muajsh.
TIRANË- Brendan Leddy, një prej 4 mijë agjentëve special, anëtar i Administratës së Zbatimit Ligjor kundër Narkotikëve (DEA) është përzgjedhur për të luftuar me krimin e organizuar në Shëqipëri. Lajmin e bëri me dije vetë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.
Por çfarë është DEA dhe kush është agjenti i përzgjedhur?
DEA u krijua në 1973 si organizata federale e ngarkuar me zbatimin e ligjeve të substancave të kontrolluara të Shteteve të Bashkuara. Sot mijëra punonjës të DEA-s të vendosur në qindra zyra në të gjithë vendin dhe në mbarë botën janë të përkushtuar për të përmbushur misionin e DEA-s.
Ata janë ekspertë në zbatimin e ligjit të drogës, kanë: Agjentë të Posaçëm, Hetues të Diversionit, Shkencëtarë Ligjor, Specialistë të Kërkimit të Inteligjencës dhe staf mbështetës shumë të trajnuar.
Në krye të DEA-s qëndron një grua. Anne Milgram u betua si Administratore e DEA-s më 28 qershor 2021, pasi u konfirmua nga Senati i Shteteve të Bashkuara me pëlqim unanim më 24 qershor 2021. Si Administratore, ajo drejton një agjenci prej më shumë se 10,000 nëpunëssh publikë, duke përfshirë mbi 4,000 agjentë specialë dhe 800 analistë të inteligjencës, të cilët punojnë në 239 zyra në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe 92 zyra të huaja në të gjithë globin.
DEA ka dhe një mur nderi, të vendosur në hollin e Muzeut DEA. Që nga viti 1995, agjencia ka shfaqur dukshëm portrete të burrave dhe grave të DEA dhe agjencive paraardhëse të saj që humbën jetën gjatë detyrës. Portretet e tyre janë të vendosur në një zonë të dekoruar me bronz, ndriçim 24-orësh dhe një përshkrim të shkurtër për historinë e çdo heroi.
Por për agjentin Leddy ka shumë pak të dhëna. Në profilin e tij zyrtar, duket se është shkolluar në Kolegjin Marist, ka studiuar në Stafford, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara dhe aktualisht mban detyrën Agjent Special. Në skuadrën e DEA-s është anëtar që prej 19 vitesh e 7 muajsh.
Më herët ai ka punuar si detektiv në Departamentin e Policisë në New York për 4 vite e nëntë muaj. Në mars të vitit 2003 i është bashkuar ekipit të DEA-s. Fillimisht ka qenë agjent special në luftën kundër terrozimit, ndërsa më pas është fokusuar tek lufta kundër narkotrafikut. Leddy zotëron dy gjuhë, atë angleze dhe spanjishten.
Sondazh
Arben Kraja drejt largimit si kryetar i SPAK/ KLP mblidhet sot, hap garën për kreun e ri
Arben Kraja TIRANË- Arben Kraja është drejt largimit nga detyra si kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsi...
FOTOJA/ Lufta kundër krimit të organizuar! Mbërrin në Shqipëri agjenti special i DEA-s
Agjenti dhe Yuri Kim TIRANË- Agjenti special i Administratës së Zbatimit Ligjor kundër Narkotikëve (DEA), Brendan Leddy ka mbë...
'E vrava me porosi të Klodian Lekoçajt', shqiptari i arrestuar ‘rëndon’ anëtarin e ‘mafias së burgjeve’
Klodian Lekoçaj GREQI- Policia greke ka ngritur një tjetër akuzë për shqiptarin Klodian Lekoçaj, i cili ndodhet prej vite...
Zbulohen gati 3 ton kanabis në afërsi të malit të Olimpit, arrestohen dy shqiptarë në Greqi
kanabis GREQI- Një plantacion i madh kanabisi, i përbërë nga 2,440 fidanë, u zbulua nga efektivët e Departamentit të...
Tentuan të fusnin mbi 2200 ton naftë kontrabandë nga Libia, lihen në burg libianët e siriani
Porti i Durrësit DURRËS- Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ...
U rrëzua aksidentalish nga lartësia e një shkëmbi, humb jetën 15-vjeçari në Mat
Mat MAT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Urakë të rrethit të Matit ku një 15-vjeçar ka ndërru...
E rëndë në Itali, 45-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga treni teksa ecte nëpër shina
vendngjarja ITALI- Një tragjedi ka ndodhur në stacionin e trenit të Bogliasco në Genova të Itali ku një 45-vjeçar shqi...
Pas Dukatit edhe Semani nën "pushtetit" e zjarrit, flakët përhapen me shpejtësi
zjarr FIER- Ditën e djeshme u raportuar për një zjarr me përmasa të mëdha i cili po vijon të përhapet në zon&e...
E rëndë në Elbasan, i riu po qëndronte te ujërat termalë, humb jetën nga asfiksia
llixhat e elbasanit ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme te llixhat e Elbasanit ku 34 v...
HARTA LIVE! "Kapriçot" e motit, vendi ynë përfshihet nga reshjet e shiut, temperaturat deri më 32°C
moti TIRANË- Dita e sotme pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme ku parashikohen alternime&nb...
