Aktualitet

FOTO/ U asfiksua në ujërat termalë, ky është Alban Pashollari që humbi jetën në llixhat e Elbasanit

Dy të rinjtë kanë konsumuar birra dhe janë dehur e më pas kanë mbushur vaskat vetë me rubinet.

16 Shtator 2022, 10:52 Nga F.M
FOTO/ U asfiksua në ujërat termalë, ky është Alban
Alban Pashollari

ELBASAN- Personi që po shikoni në foto është Alban Pashollari, 34-vjeçari i cili ka ndërruar jetë në llixhat e Elbasanit. I riu kishte shkuar bashkë me shokun e tij në ujërat termal të këtij qyteti. Dy të rinjtë kanë konsumuar birra dhe janë dehur e më pas kanë mbushur vaskat vetë me rubinet.

Pashollari është asfiksuar në ujërat termalë dhe është nisur në spital, por rrugës ka ndërruar jetë. Pritet të merret dëshmia e shokut që ishte me të dhe e frekuentuesve të tjerë në llixha.

alban pashollari

Sondazh

Poll