Aktualitet

Kapet 39-vjeçari me armë dhe silenciator në Tiranë, në çantë iu gjet dhe kokainë

Në çantën e 39-vjeçarit, shërbimet e Polisicë gjetën dhe sekuestruan, një armë zjarri pistoletë, një silenciator, një krehër, municion luftarak dhe një lënde të dyshuar narkotike kokainë.

16 Shtator 2022, 11:01 Nga F.M
Kapet 39-vjeçari me armë dhe silenciator në Tiranë,
Arma e sekuestruar

TIRANË- Një 39-vjeçar me inicialet J.M., banues në Tiranë, është vënë në pranga pasi është kapur me armë zjarri, silenciator dhe kokainë. Në njoftimin e Policisë së Tiranës, bëhet me dije se operacioni është zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6 dhe Forca e Posaçme "Shqiponja". 39-vjeçari është kapur në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. Gjatë kontrollit në çantën e 39-vjeçarit, shërbimet e Polisicë gjetën dhe sekuestruan, një armë zjarri pistoletë, një silenciator, një krehër, municion luftarak dhe një lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Ekol", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6 dhe Forca e Posaçme "Shqiponja". Qarkullonte me armë zjarri dhe lëndë narkotike me vete, vihet në pranga 39-vjeçari. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një silenciator, një krehër, municion luftarak dhe lëndë narkotike kokainë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja", në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Ekol”. Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- J. M., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Gjatë kontrollit në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Polisicë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një silenciator, një krehër, municion luftarak dhe një lënde të dyshuar narkotike kokainë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e tiranes

Sondazh

Poll