Aktualitet

Arben Kraja drejt largimit si kryetar i SPAK/ KLP mblidhet sot, hap garën për kreun e ri

Kreu i KLP, Alfred Balla u shpreh se drejtuesi aktual, Arben Kraja përfundon mandatin në datën 18 dhjetor. Rregullorja kërkon që Këshilli të hapë garën tre muaj përpara mbarimit të mandatit.

16 Shtator 2022, 09:53 Nga F.M
Arben Kraja drejt largimit si kryetar i SPAK/ KLP mblidhet sot, hap garën
Arben Kraja

TIRANË- Arben Kraja është drejt largimit nga detyra si kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke lënë të hapur garën për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme. Sot pritet të zhvillohet mbledhja e parë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që do të startojë edhe garën për kreun e ri të SPAK.

Kreu i KLP, Alfred Balla u shpreh se drejtuesi aktual, Arben Kraja përfundon mandatin në datën 18 dhjetor. Rregullorja kërkon që Këshilli të hapë garën tre muaj përpara mbarimit të mandatit.

Në momentin që do të largohet si kryetar i SPAK, Kraja do të vijojë të mbetet prokuror i SPAK edhe për gjashtë vite të tjera. Kjo pasi mandati i një prokurori është nëntë vite, ndërsa drejtuesi i SPAK zgjidhet çdo tre vjet dhe nuk ka të drejtë të rizgjidhet.

arben kraja

Sondazh

Poll