Aktualitet

FOTOJA/ Lufta kundër krimit të organizuar! Mbërrin në Shqipëri agjenti special i DEA-s

Leddy së bashku me personelin shtesë të DEA-s do të bashkëpunojnë ngushtë me SPAK dhe homologët shqiptarë të zbatimit të ligjit për forcimin e partneritetit në operacionet ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar.

16 Shtator 2022, 09:42 Nga F.M
FOTOJA/ Lufta kundër krimit të organizuar! Mbërrin në
Agjenti dhe Yuri Kim

TIRANË- Agjenti special i Administratës së Zbatimit Ligjor kundër Narkotikëve (DEA), Brendan Leddy ka mbërritur në Shqipëri. Lajmin e ka bërë me dije ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Në një postim në rrjetet sociale, Kim shkruan se agjenti Special Leddy së bashku me personelin shtesë të DEA-s do të bashkëpunojnë ngushtë me SPAK dhe homologët shqiptarë të zbatimit të ligjit për forcimin e partneritetit në operacionet ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar.

Postimi i Ambasadës amerikane në Tiranë:

Ambasada e SHBA ka kënaqësinë të mirëpresë në Shqipëri agjentin special të Administratës së Zbatimit Ligjor kundër Narkotikëve (DEA), Brendan Leddy. Ambasadorja Kim u takua me agjentin special Leddy për ta mirëpritur atë në ekip dhe për të diskutuar të ardhmen e pranisë së DEA-s në Shqipëri. Agjenti Special Leddy së bashku me personelin shtesë të DEA-s do të bashkëpunojnë ngushtë me SPAK dhe homologët shqiptarë të zbatimit të ligjit për forcimin e partneritetit në operacionet ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar. Agjenti Special Leddy do të mbështesë më tej ndërtimin e aftësive në teknikat e hetimit kundër narkotikëve.

yuri kim dea ne shqiperi brendan leddy

Sondazh

Poll