Aktualitet

U rrëzua aksidentalish nga lartësia e një shkëmbi, humb jetën 15-vjeçari në Mat

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur "Stallat e gjakrosës", buzë lumit të fshatit ku për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

16 Shtator 2022, 09:03 Nga d.a.
U rrëzua aksidentalish nga lartësia e një shkëmbi, humb
Mat

MAT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Urakë të rrethit të Matit ku një 15-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga një vend i thepisur.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur "Stallat e gjakrosës", buzë lumit të fshatit ku për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Ndërkohë është ngritur një grup hetimor për të hetuar rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Mat/informacion paraprak

Në vendin e quajtur “Stallat e gjakrosës”, buzë lumit të fshatit Urakë, shtetasi G. K.,15 vjeç, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga një vend i thepisur dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

vdes 15-vjecari ne mat

Sondazh

Poll