Aktualitet

Pas Dukatit edhe Semani nën "pushtetit" e zjarrit, flakët përhapen me shpejtësi

Sipas informacioneve paraprake, zjarri është aktivizuar gjatë natës në zonën e Gudullit në Seman të Fierit ku flakët janë pvrhapur në një zonë pyjore e cila përbëhet nga pisha.

16 Shtator 2022, 07:44 Nga d.a.
Pas Dukatit edhe Semani nën "pushtetit" e zjarrit, flakët
zjarr

FIER- Ditën e djeshme u raportuar për një zjarr me përmasa të mëdha i cili po vijon të përhapet në zonën e fshatit Dukat të Vlorës, ndërkohë që mëngjesin e sotëm është raportuar një zjarr edhe në Seman të Fierit.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri është aktivizuar gjatë natës në zonën e Gudullit në Seman të Fierit ku flakët janë pvrhapur në një zonë pyjore e cila përbëhet nga pisha.

Aktualisht në vendngjarje ndodhet dy zjarrfikëse nga Fieri të cilët po tentojnë të vënë nën kontroll flakët deri në shuarjen e tyre por kanë hasur vështirësi për shkak të terrenit.

Ndërkohë ditën e djeshme ka pasur disa vatra zjarri në rrethin e Vlorës, ku  në Jonufër zjarrfikësit kanë shuar një tjetër vatër zjarri.

Sipas zjarrfikëseve kjo është dhe periudha ku barinjtë apo dhe personat që kërkojnë të mbijë bari i ri i vendosin zjarrin zonës, por pa menduar pasojat që ai mund të shkaktojë.

zjarr ne seman zjarr ne dukat

Sondazh

Poll