Aktualitet

E rëndë në Elbasan, i riu po qëndronte te ujërat termalë, humb jetën nga asfiksia

Pashollari ka qenë në shoqërinë e shokut të tij të cilët kishin udhëtuar nga Tirana drej Elbasanit ku vendpushimi ku shkuan ishte i mbyllur.

16 Shtator 2022, 07:30 Nga d.a.

E rëndë në Elbasan, i riu po qëndronte te ujërat


llixhat e elbasanit

ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme te llixhat e Elbasanit ku 34 vjeçari Alban Pashollari ka ndërruar jetë i asfiksuar në ujërat termale.

Pashollari ka qenë në shoqërinë e shokut të tij të cilët kishin udhëtuar nga Tirana drej Elbasanit ku vendpushimi ku shkuan ishte i mbyllur. Ata kanë lënë makinën në rrugë dhe janë futur për tu larë në pishinat jashtë duke hapur vetë rubinetat kur në një moment të caktuar shoku ka vërejtur se 34-vjeçari ishte pa ndjenja.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca për ti dhënë ndihmën e parë por fatkeqvsisht i riu u deklarua i vdekur në spital. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

 

alban pashollari llixhat e elbasanit

Sondazh

Poll